Ermal Tahiri, në rolin e specialistit, ka treguar arsyet pse Spanja nuk fitoi dot ndaj Suedisë. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, ai është shprehur se skuadra e Enriques ka probleme në 20 metrat e fundit.
“Spanja luan futboll të bukur, por luan aty ku është e parrezikshme. Gjithmonë qarkullimin e topit e ka pasur prej vitesh, vazhdon kështu edhe sot. Fusha ndahet në 5 zona, më e rrezikshmja është zona në 20 metrat e fundit. Aty Spanja nuk bëri mirë, pavarësisht se Suedia ishte vendosur mirë. Qarkullimi i topit duhet aty ku ka më shumë rrezik. Nuk kanë një pykë. La jashtë shumë lojtarë. Spanja është e parrezikshme. Në pjesën e dytë skuadra e Enriques ra. Të gjitha shifrat mund të jenë për Spanjën, por rrezikshmëria për të shënuar nuk ishte ku duhet. Suedia luajti në mbrojtje, nuk luajti futboll të hapur. Në sulm duhet të kesh lojtarë që dinë të shënojnë, këtë Spanja nuk e ka. Nga krahët lojtarët spanjollë bënë mirë.”, u shpreh Tahiri.



