
Gjatë merkatos verore , një ndër objektivat e Manchester United do të jetë gjetja e një qendërsulmuesi.
‘’ The Red Devilsat ‘’ vijojnë të shpresojnë se një ditë do ta transferojnë Harry Kanen në ‘’ Old Trafford ‘’ por fillimisht drejtuesit e tyre do të tentojne uljen e pretendimeve të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’.
Golashënuesi ndër vite e ka treguar se meriton kalimin tek një ekip elite dhe sipas ‘ Espn ‘, 20 herë kampionët e Premier Leagues do të përfshijnë portierin Dean Henderson për ti bindur kryeqytetasit që t’ia lënë rrugën e lirë ‘’ Uraganit ‘’.
Objektivi i Manchester United është reduktimi deri në 30 milionë euro pasi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ nevojitet urgjentisht një lojtar i cili do ta ndihmojë këtë skuadër për të qenë më efektive në metrat e fundit.
29 vjeçari prej vitesh ka treguar se mbetet një ndër më të rrezikshmit në Angli dhe kontinentin e vjetër dhe dihet tashmë se Manchester United s’do të dorëzohet deri në momentin e largimit të tij nga ‘’ White Hart Lane ‘’.



