Gazetari sportiv Gert Çarçani, vendimin e UEFA-s e cila i besoi Shqipërisë dhe Serbisë në vitin 2027, finalet e Kampionatit Europian për kategorinë U-21 e sheh si të pritshëm.
Duke folur për “MCN Informacion” ai deklaroi se ishte një lajm i pritshëm dhe se kandidatura e Shqipërisë me Serbinë ishte e vetmja, pasi u tërhoq Belgjika, dhe se gjithçka është një kompeticion sportiv.
Çarçani tha se në rastin konkret është një event sportiv dhe nuk kemi pse ta përdorim këtë çështje politikisht dhe se ky kampionat, nuk anashkalon memorien.
Zhurma është shumë e madhe. Gjendjet e ngarkuara edhe të tifozerive, edhe të mediave.
Kolegët nga Kosova thonë pse nuk reagoni? Por aty po luhet futboll.
Do jetë një europian me Serbinë për moshën U-21, do vijnë moshat e parakombëtareve A, një pjesë e ndeshjeve do luhen në Serbi, një pjesë në Tiranë.
Nuk gjej asnjë vend dhe asnjë korridor se pse duhet bërë pis kjo gjë.
Sporti merret herë pas here si një lokacion që atë që politika dhe diplomacia do sforco për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, nëpërmjet sportit dhe eventeve të tilla e ulin atë valvulën e tensionin, i afrojnë urat e komunikimit.
Ky është një mision i tillë. Shqipëria me Serbinë jo vetëm do e organizojnë këtë, nuk do shkojmë ne në Serbi, por do presim ndeshjet, ku do luhen X ndeshje në Serbi dhe X ndeshje në Shqipëri.
Zhurma u bë se pse u dashka të përqafohet ky bashkëpunim. Askush nuk e harron periudhën e errët të gjenocidit serb.
Fakti që organizohet një bashkëpunim i tillë nuk do të thotë se e anashkalon njeri memorien, ato krime janë ndëshkuar dhe dënuar botërisht dhe në fund është histori tjetër sa e ka ndëshkuar drejtësia ndërkombëtare.
Në rastin konkret është një event sportiv dhe nuk kemi pse ta përdorim këtë çështje.
Ne e kthejmë kokën mbrapa, por ky është futboll, kompeticion.
Sipas tij, UEFA do të shohë me sy tjetër infrastrukturën dhe kjo gjë do të rrisë investimet në infrastrukturë.
Çarçani u ndal edhe te atraksioni turistik gjatë këtij kampionati, duke shtuar se do të përfitojmë në aspektin turistik gjatë mbajtjes së ndeshjeve.



