
Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet sërish te Milani.
Pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur në fund të sezonit të kaluar, tashmë suedezi përgatit rikthimin të kuqezinjtë, por jo si lojtar.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Ibra ka arritur marrëveshjen me pronarin e klubit, Garry Cardinale dhe do të jetë këshilltar i këtij të fundit.
42-vjeçari do të jetë ura lidhëse mes ekipit dhe pronarëve. Kjo lëvizje vjen në një moment, ku skuadra po has vështirës të mëdha.
Roli fiks i Ibrahimovic, do të qartësohet ditën e sotme, kur do të vijë edhe njoftimi zyrtar nga klubi i Milanit.



