Superkupa shkon në Durrës, Teuta mposht me “tris” Vllazninë

Superkupa shkon në Durrës, Teuta mposht me “tris” Vllazninë

Teuta është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, teksa ka mposhtur në “Elbasan Arena” Vllazninë.

Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini kanë triumfuar me rezultatin 3-0, me të tre golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ishte spektakolare, ku të dyja skuadrat kishin raste, por nuk ia dolën të konkretizonin. Ishte Albano Aleksi që zhbllokoi shifrat në minutën e 57-të. Mesfushori me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës, pas një gabimi të bërë nga Zogovic, i cili nuk kontrolloi topin si duhet.

6 minuta më vonë ishte Ildi Gruda, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes shkodrane, për të realizuar edhe të dytin. Në minutën e 83, Vllaznia gjeti golin me autor Çobën, por u anulua për pozicion jashtë loje pas konsultimit me VAR. Për të vulosur shifrat në 3-0 mendoi Sebino Plaku, që mori një asist perfekt nga Kallaku dhe e dali topin në fundin e rrjetës.

Në fund ishte Teuta që festoi fitimin e Superkupës dhe e nis sezonin me këmbën e mbarë me një trofe, ashtu siç e mbyllën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy