Paraqitja e tij e parë me skuadrën e re të Pizës ka qenë positive për Rei Manaj. Sulmuesi kombëtares shqiptare të futbollit ishte protagonist në ndeshjen e sotme që skuadra e tij luajti ndaj Ternanës në Serinë B.
Sulmuesi 19-vjeçar i cili ka vetëm dy ditë nën urdhrat e Xhenaro Gatuzos luajti si titullar në ndeshjen e sotme që skuadra e tij e re fitoi 1-0 në ndeshjen e radhës në Seria B.
Ai luajti që nga minuta e parë duke qenë një rrezik për mbrojtjen kundërshtare. Në fund të ndeshjes, sulmuesi shqiptar kishte mundësinë që ta kurorëzonte me gol këtë paraqitje të tij të parë me Pizën, në minutën e 89 ai fitoi një penallti pasi u pengua në mënyrë të parregullt në zonë.
Por Manaj gaboi tërësisht nga pika e bardhë, duke çuar shumë lart mbi traversë goditjen e tij.



