
Në javët e fundit Rasmus Hojlund është shëndërruar në një ndër prioritetet e Manchester United në merkaton e verës . Danezi ka befasuar me Atalantën dhe Erik Ten Hag i ka kërkuar drejtuesve të japin maksimumin për ta transferuar nordikun në ‘’ Old Trafford ‘’. Sulmuesi rezultoi një ndër më përcaktuesit tek bergamaskët në sezonin e shkuar ,të cilët janë rikthyer në kompeticionet europiane dhe në vijuesin do të përfaqësohen në Europe League. Sipas informacioneve të fundit ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të ofrojnë 50 milionë euro për 20 vjeçarin, i cili pretendohet edhe nga Bayern Munchen , Juventusi dhe Real Madridi. Ishi i Copenhagenit spikat për efikasitetin në dyluftimet në ajër dhe gjithashtu është shumë i fortë në aspektin fizik , pa lënë mënjanë edhe faktin se është shumë i rrezikshëm në metrat e fundit, lojtar që në sezonin e lënë pas kontriboi me 10 gola dhe 2 asiste në 34 sfida me të ashtuquajturën ‘’ La Dea ‘’. Pritet një garë shumë e ashpër për arsye se skuadrat e interesuara shquhen për potencialin në aspektin ekonomik por edhe atë sportiv dhe Rasmus Hojlund, gjithmonë nëse do të largohet nga ‘ Gewiss ‘’ do të kishte mundësinë të fitonte trofe në vijimësi.



