
Pavarësisht se e ka filluar shumë mirë këtë sezon si në kampionat ashtu edhe ne Champions League , Bayern Munchen nuk e ka shmangur për asnjë moment vëmëndjen nga merkatoja . Fokusi i bavarezëve është pikërisht në Bundesligë tek rivalët direktë Bayer Leverkusen ku kanë spikatur mesfushorin Florian Wirtz . 18 vjeçari prej kohësh po lë gjurmë tek ‘’ Aspirinat ‘’ dhe gjigandët e Gjermanisë mendojnë t’ia rrëmbejnë talentin e tyre .
Fillimi i sezonit flet me superlativa për gjermanin sepse në 291 minuta lojë ka realizuar 4 gola dhe gjithashtu ka asistuar 4 herë , statistika që flasin qartë se kemi të bëjmë me një lojtar të mrekullueshëm që mund ti japë një tjetër impuls funksionimit të mesfushës së Bayern Munchen .
Megjithatë Florian Wirtz do të jetë i lidhur me ‘’ Bay Arenan ‘’ deri në 30 qershorin e 2026-tës por ky fakt nuk mendohet se do të jetë një problem për liderin e Gjermanisë sepse pesha e rëndë e tij në kontinentin e vjetër edhe më gjerë mund të rezultojë një faktor determinant për transferimin e Florian Wirtz në ‘’ Allianz Arena ‘’ .
Pavarësisht se kanë vënë diktatin në Bundesligë , Bayern Munchen është drejt rrugës se rikuperimit të suksesit në Champions League , kompeticion që e njeh shumë mirë dhe do të luftojë për shtimin e një tjetër trofeu në vitrinë .



