Berisha: Dështim nëse Shqipëria nuk kualifikohet në Europian

Berisha: Dështim nëse Shqipëria nuk kualifikohet në Europian

Kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, ka folur në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që kombëtarja kuqezi  do të luajë ditën e nesërme me Islandën, për Ligën e Kombeve.

Portieri deklaroi se kuqezinjtë do të synojnë vendin e parë në grup, për të shpresuar te kualifikimi në Europian dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë do të ishte një dështim.

Berisha do një lloj hakmarrje ndaj Islandës, pasi deklaroi se ishte kjo kombëtare, që në ndeshjen e parë i preu shpresat Shqipërisë për Botëror.

Besoj se kemi pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur këtë ndeshje. Mendoj se jemi gati, kemi bërë përgatitjet e fundit dhe shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur, edhe në ndeshjet e kaluara kemi treguar një futboll të mirë, sidomos edhe në ndeshjen ndaj Spanjës ku luajtëm futboll të zgjuar. Edhe nesër na duhet një ndeshje e tillë, se ekipi kundërshtar është i mirë, sidomos fizikisht, por ne duhet të hyjmë në ndeshje për të fituar lojën e pastaj na hapet rruga për kualifikim.

Këtu Islanda është gjithmonë e rrezikshme, kemi parë edhe ndeshjen e fundit në Izrael, ku ishin duke fituar. Kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, ne duhet të shohim rrugën tonë, jemi të përgatitur, kemi kualitet dhe kemi mundësi të mira për të fituar.

Mund të them se ne dhe Rusia ishim në garë për të fituar grupin dhe tani është e njëjta gjë. Ne duhet të shkojmë për t’u kualifikuar, jo vetëm të kalojmë grupin, por edhe të kualifikohemi në Europian se është dëshira e të gjithëve dhe për këtë punojmë, çdo gjë tjetër do të ishte dështim. Sepse kemi mundësinë, lojtarët e grupin, duhet të besojmë e fati duhet të na ndihmojë të ecim përpara.

Shpresoj të jetë ndryshe nga vizita e parë e imja këtu se e thashë që Islanda është një skuadër e vështirë sidomos në shtëpi, luan një futboll shumë fizik. E kujtoj mirë ndeshjen e parë me Islandën, ishte shumë e vështirë, ndoshta kishin individë shumë cilësorë në ndeshje. Aty na u thyen shpresat që kishim për Botërorin, shpresoj që tani të jetë e kundërta dhe këtu të fillojë gjithçka dhe pas një rrugëtimi të gjatë të kualifikohem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy