
Jorgo Pëllumbi u bashkua me Kukësin në merkaton e janarit dhe menjëherë u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm te verilindorët.
Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, ka treguar paraqitje të shkëlqyera, duke u përshtatur menjëherë me skuadrën e Longos.
Megjithatë, pas përfundimit të sezonit, korçarit i përfundon huazimi dhe do të rikthehet te Varazdin në Kroaci, me të cilët ka edhe një vit kontratë.
Gjithsesi, MCN zbulon se Pëllumbi pritet të vazhdojë karrierën larg Kroacisë dhe interesimet nuk mungojnë. Mësohet se për 21-vjeçarin kanë shfaqur interesim ekipe nga Austria dhe nga Maqedonia e Veriut.
Në javët e ardhshme, pritet të vendoset e ardhmja e lojtarit, i cili vitin e kaluar ishte pranë kalimit të Sturm Graz, por transferimi nuk u realizua.



