Fagu: Shpresoj të luhet futboll i drejtë në Vllaznia-Skënderbeu, nuk mendoj se Egnatia do na tolerojë

Fagu: Shpresoj të luhet futboll i drejtë në Vllaznia-Skënderbeu, nuk mendoj se Egnatia do na tolerojë

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për mediat në prag të sfidës së fundit në kampionat ndaj Egnatias. Tekniku bardheblu, deklaroi se shpreson që të luhet ndeshje e drejtë në Shkodër, në sfidën mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

Fagu tha se Egnatia e ka fokusin te Kupa, por nuk mendon se do tolerojë në këtë takim.

Aktualisht kemi pak më pak shpresa për vendin e katërt, pasi nuk është çdo gjë në dorën tonë, por ne do të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët në ndeshjen tonë. Ne kemi lojtarë me eksperiencë, por kur një sezon s’ka shkuar si duhet, çdokush futet në presion.

Shpresoj që Shkodër të luhet futboll i drejtë. Nuk jemi vetëm ne në garë por edhe Teuta me Dinamon.

Në kampionat s’ka pasur aleanca, të gjithë kanë luajtur për objektivat e veta, skuadrat do të japin maksimumin. Logjikisht Egnatia është e fokusuar në Kupë, por nuk mendoj se do të hyjnë në fushë për të na toleruar, e presim agresive, ka treguar gjatë kampionatit këtë.

Nuk kam folur për të ardhmen, presim të mbarojë kjo ndeshje, më pas do të ulemi dhe do të bisedojmë për të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy