Gega: Me Egantian si finale, arbitrat na kanë dënuar

Gega: Me Egantian si finale, arbitrat na kanë dënuar

Trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme me Egnatian. Tekniku i korçarëve e ka cilësuar si finale sfidën e nesërme, ndërsa shtoi se nuk janë dorëzuar ende për mbijetesën.

Do të luajmë për fitore, sepse asnjë gjë s’ka përfunduar. Matematika na lejon që të luftojmë deri në fund. Nesër do të jetë si ndeshje finale. Për ne është finale sepse është rival, edhe pse është shumë pikë larg nesh. Egnatia ka bërë një fazë të tretë shumë të mirë, gëzoj respekt. Është ndeshja jonë, do të mundohemi të marrim maksimumin.

Gega foli edhe për arbitrat, për të cilët tha se e kanë dënuar Skënderbeun me vendimet e tyre.

Unë asnjëherë nuk jam marrë me arbitrat, por më vjen keq, sepse tani që është VAR-i, ata mund të korrigjohen. Nuk mund të them se kanë bërë gabime me qëllim, por përderisa kanë VAR-in, duhet të kishin bërë më shumë, sepse jemi dënuar ne. Unë si trajner nuk kam asnjë taksirat për mosmarrëveshjet e tyre. Me Kukësin arbitri nuk pranoi të shkonte në VAR, e njëjta gjë edhe me Partizanin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy