Sevilla i ul çmimin Jules Koundes

Sevilla i ul çmimin Jules Koundes

Jules Kounde mbetet një ndër pistat më atraktive të merkatos verore .  Ekipe në Primera Division dhe në Premier League nuk e kanë shkëputur për asnjë moment vëmëndjen nga 22 vjeçari që konsiderohet me shumë të ardhme në kontinentin e vjetër .  Barcelona dhe Real  Madridi si në të shumtat e rasteve kanë nisur luftën për francezin por  edhe Manchester City , Manchester United dhe Chelsea do të rivalizojnë deri në fund për ta larguar nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’. 

Disa kohë më parë drejtuesit e  Sevillas kërkuan  80 milionë euro por kjo shifër rëzultoi e papërballueshme  nga këto skuadra  . Por tashmë gjërat kanë ndryshuar sepse  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ e kanë ulur ndjeshëm kërkesën e tyre duke e çuar në 65 milionë euro  .  Rendimenti i lojtarit nga  Parisi e ka  lënë në prapavijë brazilianin Diego Carlos dhe  i ka shtuar kreditet për ta përmirësuar të ardhmen si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë sportiv.  

Këto pretendentë ia garantojnë një gjë të tillë  dhe në kampet respektive do të përjetohet një verë shumë e nxehtë dhe e paparashikueshme në lidhje me këtë operacion.    Gjasat janë që e ardhmja e Jules Koundes do të jetë një destinacion shumë interesant por është ky i fundit që do ti vërë kapakun kësaj çështje me zgjedhjen e bërë. 

Me kalimin nga Bordeaux tek spanjollët   i ka ngjitur shumë shpejt shkallët drejt suksesit dhe  është në moshën perfekte për të përjetuar eksperiencën që  me siguri ka ëndërruar që në vogëli . Mbrojtësi i talentuar i ka dhënë për të kuptuar Julen Lopeteguit se duhet të përgatitet për të gjetur një zëvëndësues ideal  sepse nuk do ta humbë për asgjë në botë këtë  shans që vjen pak herë gjatë karrierës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy