Real Madridi, zgjedh Alexander- Arnold për mbrojtjen

Real Madridi, zgjedh Alexander- Arnold për mbrojtjen

Si në çdo merkato tjetër drejtuesit e Real Madridit vijojnë të insistojnë kryesisht për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes.

Së fundmi Alexander-Arnold dhe Pedro Porro janë përfshirë në listën e gjatë të ‘’ Galaktikëve ‘’, dy lojtarë të cilët kanë lënë gjurmë në ekipet respetikve si Liverpooli dhe Tottenham Hotspur.

Për sa i përket anglezit prej kohësh e ka konsoliduar vendin e një titullari tek ‘’ Të Kuqtë ‘’, i konsideruar një ndër më të mirët në botë në vitet e fundit.

Kontrata me ish kampionët e Champions Leagues është drejt përfundimit, aryse e mjaftueshme për spanjollët për të tentuar transferimin e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Nëse do të arrihej marrëveshja bosi i ‘’ Los Merengues ‘’ Florentino Perez nuk do të investojë një shifër të ekzagjeruar për 26 vjeçarin, ndërkohë që Pedro Porro konsiderohet një opsion gjithashtu atraktiv për skuadrën e zemrës.

Përfaqësimi dinjitoz me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ si dhe me Spanjën dhe sidomos përshtatja në disa pozicione të ofensivës ia rrit automatikisht vlerat dhe jo më kot pretendohet nga një ndër klubet më të suksesshëm në futboll.

Mbërritja e një anësori në kryeqytetin spanjoll është një domosdoshmëri për drejtuesit e Real Madridit, një ekip i cili synon në çdo sezon majat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy