Zëvendëstrajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku u mposhtën nga Dinamo City me rezultatin 3-2.
Kërnaja deklaroi se skuadra ka treguar lojëra të mira, por mungojnë pikët, ashtu si edhe në ndeshjen e sotme.
Trajneri nuk dha asgjë, të gjithë ishin me kokën ulur. Profesor Nica i vuan shumë këto ndeshje.
Janë shumë javë që nuk po fitojmë, pavarësisht lojërave të mira. Në fund rëndësi kanë pikët, që për ne nuk po vijnë.
Lojtarët nuk kanë hyrë në formacion sesa kanë ardhur, Hasa vuan dëmtimin, Rivas ka qenë gjatë në familjen e tij. Vetëm sulmuesi i afruar ka hyrë në formacion direkt dhe Zenunaj, të tjerat kanë qenë të detyruara.
Janë gabime individuale, i ndodhin të gjithëve.



