
Janë luajtur dje dy ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020/21 që kanë përcaktuar edhe çiftin finalist.
Ndeshja më interesante u zhvillua në Shkodër, mes “Vllaznisë” dhe “Laçit”, me shkodranët që ia dolën të fitonin dhe të kalonin në finalen e madhe. Ardit Hoxhaj zhbllokoi rezultatin për “Vllazninë” në minutën e 22-të të takimit, duke dërguar saktë me kokë një top në portën e kurbinasve dhe duke i dhënë fitoren dhe biletën për në finale shkodranëve.
Gjysmëfinalja tjetër mes “Skënderbeut” dhe “Teutës” rezervoi poashtu surpriza. Korçarët ia dolën të eliminonin durrsakët me rezultatin 0-2.
Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020/21 do të luhet më 30 maj mes “Vllaznisë” dhe “Skënderbeut” dhe do të jetë e dyta në historinë e këtij kompeticioni.
Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga “Vllaznia”, me rezultatin 1-0.



