
Struga është zyrtarisht kampione në Maqedoninë e Veriut, për të dytin vit radhazi. Triumfi 2-0 në transfertë ndaj Shkëndijës, i siguroi vendin e parë dhe titullin struganëve.
Ibraimi në minutën e 43-të dhe Radeski në minutën e 48-të, i dhanë fitoren Strugës.
Ndeshja e fundit, rezervon përballjen me Shkupin, por pavarësisht rezultatit, çështja titull është mbyllur, për shkak të avantazhit që Struga, ka në ndeshjet direkte ndaj Shkëndijës, me tetovarët që mbajnë vendin e dytë me 3 pikë më pak.



