Serie A, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes mes Fiorentinës dhe Atalanatës, e planifikuar për tu luajtur këtë të diel në orën 18:00.
Shkak për këtë, është bërë një problem i rëndë shëndetësor i drejtorit sportiv të Fiorentinës, Joe Barone. Ky i fundit u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Milanos.
Lojtarët e kishin të vështirë të luanin pas kësaj situate dhe u vendos që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër.
Në orët e ardhshme, pritet të ketë një njoftim në lidhje me gjendjen shëndetësore të Joe Barone.



