Paris St Germain, interes për Ferran Torres

Paris St Germain, interes për Ferran Torres

Duke qenë se e ardhmja e Bradley Barcolas në ‘’ Parque de Prince ‘’ nuk është e sigurtë tek Paris St Germain ka filluar planifikimi për të gjetur të tjerë elementë. 

Në listën e Luis Enriques është shtuar emri i Ferran Torres, i cili vlerësohet për eksperiencën në La Liga dhe sidomos në Champions League.

 ‘’ Lucho ‘’ konsiderohet një trainer shumë cilësor, falë të cilit ‘’ Les Pariziens ‘’ e fituan dy herë rradhazi kompeticionin më të rëndësishëm europian dhe natyrisht përpjekjet vijojnë sepse synohet me çdo kusht të shtohet protagonizimi. 

26 vjeçari mund të adaptohet edhe si ekstrem por edhe si qendërsulmues, i cili i ka treguar vlerat edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes. 

Kontrata me ‘’ Los Cules ‘’ përfundon në 2027-tën por interesi i Paris St Germain mund ta ndryshojë rrjedhën e karrierës. 

Pavarësisht projektit sportiv shumë ambicioz Nasser Al Khelaifi shquhet edhe për ofertat e konsiderueshme, të cilat ndër vite i kanë dhënë rezultat. 

‘’ Lucho ‘’ i ka dhënë tepër prioritet repartit të avancuar me objektivin e shtimit të agresivitetit dhe përforcimit të francezëve natyrisht në çdo aspekt. 

Sezonin e kaluar ishi i Valencias e përfundoi me 21 gola dhe 3 asiste në 49 sfida, i përqëndruar tashmë tek Botërori me kampionen në fuqi të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy