Supersfidë spanjolle për Marc Guehi

Supersfidë spanjolle për Marc Guehi

 Duket se ‘ Superclasicot ‘ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohen edhe në merkatot vijuese.

Si ‘’ Los Cules ‘’ ashtu edhe ‘’ Los Blancos ‘’ e kanë të domosdoshëm përforcimin e prapavijës dhe objektivi i tyre aktivizohet në Premier League.

Bëhet fjalë për Marc Guehi, i cili mbron ngjyrat e Crystal Palaces. 

25 vjeçari e përfundon kontratën me londinezët në qershorin e 2026-tës, ç’ka do të thotë se nga 1 janari i vitit vijues është i lirë të negociojë me cilindo klub që dëshiron. 

Duhet kujtuar se në merkaton e verës lojtari i lindur në Abixhan të Bregunt të Fildishtë ishte shumë afër kalimit tek Liverpooli por insistimi i drejtuesve të Crystal Palaces për të qëndruar në ‘’ Selhurst Park ‘’ ishte më i madh.

 Përfundimi i kontratës përbën një avantazh si për ‘’ Blaugranët ‘’ ashtu edhe për kryeqytetasit, dy klube shumë të suksesshëm, referentë natyrisht në Spanjë dhe më gjerë. 

Megjithatë, situata aktuale e Real Madridit dhe Barcelonës është e ndryshme në aspektin ekonomik dhe sigurisht i jep një lloj avantazhi ekipit të Xabi Alonsos. 

Tashmë traineri Oliver Glasner është i përgatitur për largimin e një ndër lojtarëve më cilësorë të 11-shes pasi interesit të ‘’ Los Merengues ‘’ dhe të kuq e bluve asnjë prej tyre nuk mund ti rezistojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy