
Revolucioni dhe ndryshimet e logos dhe emrit në Dinamo City, ngjalli debat në emisionin “Skaner Superiore” në MCN TV.
Ish-futbollisti i Dinamos, Ermal Tahiri, deklaroi se njeh historinë dhe do e quajë Dinamo, duke shtuar se nuk i interesojnë ndryshimet e bëra.
Të vijë kush të dojë, unë si Dinamo e njoh dhe Dinamo do i them. Këto shtesat nuk më interesojnë fare. E gjithë kjo logo që u ndryshua, për bazë ka atë që ka regjistruar. Ajo logo e dy viteve më parë ishte si PD, tani e kanë bërë pak më ndryshe.
Kjo ka diçka, unë njoh historinë dhe mbetem te historia. Të vijë kush të dojë ta blejë, të marrë një ekip të ri, ta bëjë logo të re dhe të regjistrohet në Federatë. Mos marrë logon e Dinamos së Tiranës. Në FSHF është regjistruar si Dinamo, sepse ka yllin dhe titujt. Kur do të ndryshosh identitetin, ta fillojë nga fillimi. Unë do them vetëm Dinamo dhe jam në rregull me pjesën time.



