
Pas arritjes së madhe, ku fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, Messi tashmë po shijon pushimet, të merituara, për shkak të lodhjes së madhe gjatë sezonit.
Ylli i Barcelonës, ka zgjedhur Miamin për të pushuar, teksa është vendosur bashkë me familjen e tij, në një nga vendet më të bukura në SHBA.
Fotot e postuara nga Messi, kanë bërë që mediat të zbulojnë edhe vendin ku po pushon ai.
Bëhet fjalë për një vilë në bregdetin Key Biscayne në Miami-Dade County, të cilën lojtari e ka marrë me qira vetëm për periudhën e pushimeve. Ajo është një vilë me 5 dhoma gjumi, 6 tualete, një pishinë gjigande, me katër kate dhe garazh për disa makina.
Messi ka një pamje të shkëlqyer përpara, teksa shfaqet deti, ndërkohë që nuk mungon as gjelbërimi, nga pjesa tjetër.



