Vllaznia ka vendosur të largojë trajnerin Qatip Osmani, pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, nga Egnatia.
Klubi shkodran, njoftoi mbrëmjen e të enjtes, largimin e Osmanit dhe ndihmësit të tij, Bashkim Livoreka.
Kuqeblutë nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur menjëherë trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës, i është besuar trajnerit kroato-gjerman, Thomas Brdaric.
49-vjeçari rikthehet te Vllaznia, pasi i drejtoi në 77 ndeshje nga 10 gushti i vitit 2020 deri më 14 mars të vitit 2022 kur edhe ndërpreu bashkëpunimin.



