Di Maria drejt largimit nga Parisi

Di Maria drejt largimit nga Parisi

Prurjet e Paris St Germain deri më tani janë konsideruar shumë  të suksesshme . Parizienët kërkojnë  shkëlqimin  edhe në Champions League  , turne i cili mbetet një detyrim për të besuarit e Mauricio Pochettinos .

Megjithatë merkatoja  e kryeqytetasve ka filluar të demostrojë edhe  anën tjetër të medaljes që lidhet me largimet  . Drejt varjes së kepucëve në gozhdë ‘’ El Fideo ‘’e ka deklaruar se një ditë do të rikthehet tek dashuria e vjetër Rosario Central , aty ku filloi rrugëtimin drejt suksesit  duke i tejkaluar parashikimet. 

Për lojtarë të këtij kalibri rikthimi në shtëpi është një ndër etapat më të bukura të karrierës sepse dëshmojnë se nuk e kanë harruar klubin ku u rritën . Sipas  OneFootball  eksperiencës së 33 vjeçarit në Europë po i vjen fundi dhe dëshira është rikthimi në Argjentinë .

Gjithsesi suksesi me ‘’ Albicelestët ‘’ pa dyshim  konsiderohet një kënaqësi ndryshe  për ishi-n e Manchester United i cili mendon se ka shumë për të dhënë tek  ‘’ Les Pariziens ‘’  që është drejt formimit të një ekipi ëndërrash . Por Rosario Central gjithmonë i ka ofruar mbështetjen dhe në rast se një ditë do të vendosë të hedhë këtë hap  tek  do të ishte një privilegj për institucionin në fjalë .

Gjatë karrierës Angel Di Maria ka patur fatin të luajë përkrah lojtarëve më të mirë në planet dhe tashmë ka vendosur  të rikthejë kokën prapa  për ta finalizuar futbollin e luajtur ashtu siç e ka ëndërruar .

Angel Di Maria me shokë më në fund i dhanë një lumturi shumë të madhe popullit argjentinas duke mundur Brazilin në finalen e madhe dhe më në fund  hodhën pas shpine '' dështimin " shumë vjeçar  .

Finalizimi i sezonit prej 43 ndeshjesh , 15 asistesh dhe 5 golash i dha shansin e këtij hapi historik i cili  do të mbetet gjatë në memorien e ‘’ Albicelestëve  ‘’  .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy