
Pas dështimit me Julian Alvarez i cili firmosi me Manchester City-n , Real Madridi e ka rikthyer vëmëndjen tek River Plate .
Objektivi për ‘’ Galaktikët ‘’ është mesfushori Enzo Fernandez i cili i ka shkaktuar shumë buzëqeshje Marcelo Gallardos gjatë sfidave të kaluara .
Argjentinasi me shumë merita i ka shëndërruar ‘’ Los Millonarios ‘’ në një ekip kampion që nuk ka të ndalur në prodhimin e talentëve dhe vënies së diktatit në Amerikën e Jugut sepse konsiderohet ndër rivalët më të rrezikshëm në Kupën Libertadores.
Për 21 vjeçarin është shtuar interesi dhe sipas ‘ Goal ‘ po monitorohet nga Inter, Milan, Sevilla dhe Manchester City dhe madrilenët do të jenë vazhdimisht të kërcënuar , sidomos nga ‘’ The Citiziens ‘’ që ia fituan garën për sulmuesin e sipërpërmendur dhe duhet ta marrin seriozisht këtë fakt.
Pas huazimit tek Defensa Justicia që u drejtua në të kaluarën nga ish golashënuesi Hernan Crespo , Enzo Fernandez është rikthyer më i fortë në ‘’ El Monumental ‘’ dhe gjatë këtij sezoni numëron 3 gola dhe 3 asiste në 10 ndeshje me skuadrën nga Buenos Airesi .
Amerika Latine , sidomos Argjentina dhe Brazili ndër vite ka rezultuar një destinacion i preferuar për të mëdhenjtë e tokës së premtuar dhe Enzo Fernandez parashikohet si lideri i ardhshëm ndër lojtarët e Amerikës së Jugut për të cilin mendohet se do të zërë vend shumë shpejt në kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ e cila pas shumë vitesh lufte fitoi Kupën e Amerikës në ‘’ Superclasicon ‘’ kundër Brazilit.
Për River Platen do të ishte suksesi i rradhës shitja e Enzo Fernandezit dhe njëkohësisht një shans për të vijuar zhvillimin në futbollin më kompetitiv në botë , me një ekip që të impresionon atëherë kur nuk e pret , sidomos në aktualitet sepse dora e Carlo Ancelottit ka influencuar padiskutim në rezultatet e kohëve të fundit.



