Blatter kundër organizimit të Kupës së Botës nga dy shtete: 2002 në Kore e Japoni ishte një makth për FIFA

Blatter kundër organizimit të Kupës së Botës nga dy shtete: 2002 në Kore e Japoni ishte një makth për FIFA

Ish-presidenti i FIFA, Sepp Blatter ka përsëritur pikëpamjen e tij se Kupat e Botës duhet të organizohen në një vend dhe jo e bashkë-organizuar nga shumë vende.

Një vendim mbi Kupën e Botës 2026 do të bëhet më 13 qershor dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika kanë bërë një ofertë të përbashkët, ndërsa Maroku gjithashtu ka bërë një ofertë për të organizuar eventin sportiv më të rëndësishëm të futbollit.

"Të kemi tre vende të mëdha së bashku ... ata kanë dëshmuar se mund ta presin vetëm, prandaj pse janë të tre së bashku?", i tha Blatter gazetarit Mani Djazmi, nga programi i BBC World Football.

Kupa e Botës është organizuar vetëm një herë në më shumë se një vend, kur në vitin 2002 u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni  një turne që Blatter thotë ishte një makth për FIFA-n.

Ish-presidenti i cili ishte përgjegjës për futbollin për 17 vjet, dha dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit në vitin 2015. 

Ai tha se ofertat e përbashkëta u mohuan nga Libia dhe Tunizia për turneun e vitit 2010, dhe Spanja dhe Portugalia, dhe Belgjika dhe Hollanda për 2018, për shkak të një vendimi nga FIFA që të mos i konsideronte aplikimet nga një "organizim i kombinuar".

Blatter ka kritikuar gjithashtu një grup pune të prezantuar për procesin e tenderimit të vitit 2026, i cili ka fuqinë të përjashtojë një ofertë për të organizuar konkursin përpara votimit në kongresin e FIFA-s.

"Ata nuk mund ta bëjnë këtë. Edhe nëse njëri prej kandidatëve nuk është i mirë, ata kanë të drejtë të jenë në kongres", tha Blatter.

I pyetur nëse ai tha se kishte besim në pastrimin e emrit të tij Blatter tha "po, absolutisht".

Në fund të vitit 2015 Blatter tha se ishte "afër vdekjes" pas skandalit të etikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy