
<p>Pas eksperiencës tek Al- Ahli në Arabinë Saudite me shumë gjasa e ardhmja e Gabri Veigas do të jetë në Europë. Për mesfushorin është interesuar Atletico Madridi, drejtuesit e të cilit duan ta rikthejnë në La Liga. Sipas informacioneve të fundit flitet për një kalim në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ në cilësinë e të huazuarit, tek një ekip shumë kompetitiv, në Spanjë dhe kontinentin e vjetër.</p> <p>Për 22 vjeçarin po luftojnë edhe të tjerë pretendentë, por "Los Colchoneros" momentalisht janë më të avantazhuar. Teknika dhe aftësitë tribluese, gjithashtu dhe menaxhimi perfekt i topit janë disa cilësi që e bëjnë Gabri Veigan një lojtar ideal për skemat e Diego Simeones. Edhe në kohën kur ishte pjesë e Celta Vigos fantazisti nga Pontevedra tregoi vlerat në një kampionat shumë kompetitiv si Primera Division, edhe pse në rradhët e një ekipi që konsiderohet i dorës së dytë.</p> <p>Për 11-shen e "El Cholos", prezenca e tij do të perceptohej si një avantazh, sidomos duke iu referuar repartit të avancuar dhe natyrisht do ta bënte Atletico Madridin një skuadër më tepër agresive. Një avantazh është edhe njohja e këtij kampionati dhe adaptimi do të ishte shumë më i shpejtë, në rradhët e një ekipi që lufton për tituj në çdo sezon.<br /> </p>



