
Igli Tare nuk i ndahet shqiptarëve, teksa po mendon të afrojë edhe dy të tjerë te Lazio e tij. Sipas mediave italiane, drejtori i bardhekaltërve ndjek me kujdes situatën e Xherdan Shaqirit që luan te Liverpool dhe atë të Adnan Januzajt, i cili aktivizohet me Real Sociedad në Spanjë.
Të dy lojtarët po përgatiten për një aventurë të re dhe Tare po mendon t’i afrojë te Lazio, nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.
Gjithsesi Shaqiri dhe Januzaj nuk janë dy lojtarët e vetëm që ndjek Tare, pasi po studion edhe situatën e Julian Brandt të Borussia Dortmund, Pablo Sarabia të PSG, por edhe Josip Ilicic nga Atalanta.



