Shorti i hedhur të hënën në Nyon të Zvicrës për Europa League ka mjaftuar që mediat serbe të akuzojnë për iluzione shqiptarët.
Kjo pasi Milan do të ndeshet me Crvena Zvezdën dhe në lojë është Zlatan Ibrahimovic, futbollist shumë i njohur suedez, por që me origjinë nga babai është Boshnjak, ndërsa nga nëna kroat.
Sakaq mediat shqiptare më herët kanë publikuar një deklaratë të tij ku thoshte ‘Kosova është Serbi aq sa nëna ime është e virgjër’. Mirëpo me rastin e ndeshjes mediat serbe, konkretisht ‘Kurir’, thotë se ky është vetëm një iluzion i shqiptarëve pasi Ibra s’e ka deklaruar këtë.
“Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur, që ka shkaktuar jehonë në vendin e tyre. Sigurisht këtu ka një gënjeshtër të madhe”, shkruhet në artikullin e Kurir.



