
Mesfushori Bruno Guimaraes, është prezantuar ditën e sotme te Newcastle, skuadër me të cilën u bashkua në merkaton e janarit.
Në prezantimin e tij, braziliani tregoi pse zgjodhi të transferohej te bardhezinjtë, ndërsa zbuloi se refuzoi Arsenalin.
“Kisha një ofertë nga Arsenali, por e refuzova. Drejtuesit e Newcastle ishin të sinqertë në negociata dhe thanë se qëllimi kryesor këtë sezon është të qëndrojnë në Ligën Premier, dhe në të ardhmen ata duan të fitojnë Ligën e Kampionëve. Kjo është dëshira ime dhe unë besoj në këtë projekt. Neëcastle do të bëhet një fuqi e madhe në futbollin evropian. Ky është një klub i madh me një histori të pasur dhe kurrë nuk kam dyshuar për ardhjen në Newcastle.”
Mesfushori 24-vjeçar mbërriti nga Lyoni për 42 milionë euro dhe nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2026.



