
Dështimi për firmosjen me Gonçalo Guedes i ka bërë më të ndërgjegjshëm drejtuesit e Barcelonës për vështirësitë e arritjes së akordeve .
‘’ Los Cules ‘’ gjithsesi kërkojnë të vijojnë me sukseset në Spanjë dhe më gjerë dhe kanë filluar sulmin për Hakim Ziyech .
Marokeni mund të rezultojë një operacion i lehtë për katalanasit pasi sipas ‘ Sport ‘ , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk janë bindur me paraqitjet e ishi-t të Ajax Amsterdamit.
Kryeqytetasit konsiderohen ndër protagonistët e merkatos dimërore dhe deri më tani kanë shpenzuar rreth 146 milionë euro, 11 nga të cilat i korrespondojnë huazimit të Joao Felix , 100 për talentin e Shakhtar Donetskut Mykhaylo Mudryk dhe 35 për mesfushorin Noni Madueke.
Faktikisht 29 vjeçari gjithmonë është pëlqyer nga Barcelona dhe merkatoja aktuale është një shans për ta bërë pjesë të skuadrës për një çmim të arsyeshëm .
Paraqitjet e Hakim Ziyech me shokë gjatë Botërorit të Katarit ndikuan në avancimin e Marokut deri në gjysëmfinale, eveniment që reflektoi përsëri potencialin e këtij lojtari , ndër më të mirët e afrikanëve .
Ja vlen për tu theksuar se kuq e blutë po zhvillojnë një sezon shumë të mirë por kanë edhe shumë për të bërë në La Liga dhe Europa League në fazën e Play Off , aty ku do të sfidojnë Manchester United.



