Andoni Iraola, refuzon Milanin

Andoni Iraola, refuzon Milanin

Pas përfundimit të sezonit me Bournemouth Andoni Iraola ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën. 

Spanjolli i kualifikoi anglezët për në Europa League, të cilit nuk i kanë munguar ofertat. 

Në fakt vasku ka refuzuar Milanin sepse beson se do ta vijojë karrierën në Premier League. 

Drejtuesit e Crystal Palaces kanë shprehur interes për 43 vjeçarin, objektiv edhe i Bayer Leverkusenit gjithashtu. 

Ky hap i ndërmarrë tregon edhe njëherë se kampionati anglez mbetet një ndër më atraktivët në botë, i cili shquhet për lojën që bazohet në presionin e vazhdueshëm, të qënit tejet agresiv në kundrasulme dhe mjaft i guximshëm përballë çdo rivali. 

Ndërkohë, drejtuesve të ‘’ Djallit ‘’ do ti duhet të gjejnë një tjetër trainer, i cili do të ketë detyrën për ti dërguar drejt trofeve. 

Të jesh pjesë e Milanit në rastin konkret është jo e lehtë, duke qenë se presioni është shumë i madh dhe i vazhdueshëm, në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje. 

Londinezët shpresojnë për transferimin e Andoni Iraolas në ‘’ Selhurst Park ‘’, i cili e njeh shumë mirë futbollin që luhet në Angli dhe vjen pas një sezoni mjaft premtues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy