Maqedonia e Veriut ka arritur për herë të parë të kualifikohet në një Europian. Kjo pasi kjo kombëtare ka mundur Gjeorgjinë në fazën ‘play-off’ të Ligës së Kombeve duke siguruar një biletë nëpërmjet kompeticionit më të ri.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1 dhe heroi ishte veterani Goran Pandev, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56.
Shumë afër kualifikimit shkoi edhe Kosova, por humbja me Maqedoninë e Veriut nuk i krijoi mundësinë për t’u përballur me Gjeorgjinë. Gjithsesi do të ketë pak festë shqiptare pasi edhe sonte katër nga 11 futbollistët në fushë të Maqedonisë së Veriut ishin shqiptar.



