Berisha: Tirana ka luajtur mirë, mendojmë vetëm për të marrë 3 pikët

Berisha: Tirana ka luajtur mirë, mendojmë vetëm për të marrë 3 pikët

Sulmuesi Elvi Berisha, ishte një nga afrimet e Tiranës në fund të merkatos verore. Lojtari i afruar nga Skënderbeu, është aktivizuar në disa ndeshje, por ende nuk ka arritur të gjejë dot rrugën e rrjetës.

Berisha ka folur për mediat, në prag të sfidës që bardheblutë do të luajnë në kampionat me skuadrën e Teutës. Ai u shpreh se Tirana ka bërë lojë të mirë deri tani, por kanë munguar vetëm golat.

Po mundohem të përshtatem dita ditës, që të arrij formën më të mirë dhe të jem gjithnjë gati për ekipin.

Kemi bëri një nisje jo shumë të mirë, por loja që kemi bërë ka qenë e mirë. Dhe normal kur bën një lojë shumë të mirë do të marrësh edhe pikët.

Teuta? Ne nuk na intereson shumë për ekipet e tjera. Ne mendojmë të marrim tre pikëshin për ekipin tonë dhe të luftojmë deri në fund.

Duhet të punojmë më shumë. Duhet të jemi më të saktë përpara portës, pasi kemi shkuar deri te porta dhe nuk kemi shënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy