
Utah Jazz e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në NBA, teksa kanë mposhtur me shifrat 107-86 Oklahoma City Thunder. Dyshja Bojan Bodgandovic-Jordan Clarkson shkëlqyen duke realizuar së bashku 40 pikë.
Fitore ka korrur edhe San Antonio Spurs, që triumfuan jo me shumë vështirësi ndaj Orlando Magic me shifrat 123-97. Në këtë ndeshje, diferencën e bëri loja në grup e San Antonios me plot 7 basketbollistë të Spurs që arritën një kuotë pikësh me dy shifrat, me Vasell që ishte më i miri mbi parket me 19 pikë të realizuara.
Ndeshje me të vërtetë spektkolare ishte ajo mes New York Knicks dhe Boston Celtics, e cila u mbyll me shifrat 138-134. Nënkampionët e NBA, Phoenix Suns e nisën me humbje sezonin, teksa u mposhtën nga Denver Nuggets me shifrat 110-98.



