Juventusi insiston për rinovimin me De Light

Juventusi insiston për rinovimin me De Light

   Pavarësisht interesit masiv për Matthijs de Light , sipas raportimeve të ‘ Corriere dello Sport ‘ drejtuesit e Juventusit po bëjnë gjithçka është e mundur për të siguruar qëndrimin e hollandezit në ‘’ Allianz Stadium ‘’. 

Tre sezonet me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ i kanë dhënë për të kuptuar se 22 vjeçari duhet të jetë patjetër një ndër elementët e të ardhmes në prapavijë .

Gjithsesi interesi i Barcelonës dhe Chelseat mendohet se do të vlerësohet nga ishi i Ajax Amsterdamit sepse janë dy ekipe me shumë peshë në kampionatet respektive dhe në Europë por duke qenë se Juventusi shquhet si një ekip elite dhe në çdo sezon pretendon tituj të rëndësishëm , Massimiliano Allegrit patjetër i duhen lojtarë kalibri në skuadër.

Londinezët e kanë hedhur tashmë hapin e parë duke ofruar 30 milionë euro plus gjermanin Timo Werner por objektivi i italianëve është qëndrimi i Matthijs de Light sepse është me të vërtetë një lojtar tejet cilësor dhe krijon një lloj sigurie në prapavijë.

Kontrata e mbrojtësit të kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ mbetet në fuqi deri në  qershorin e 2024-tës por Massimiliano Allegri e shikon pjesë të Juventusit për më gjatë , ekip që do të tentojë të ndryshojë historinë gjatë sezonit vijues , kryesisht në Serinë A dhe Uefa Champions League .

E kaluara i favorizon juventinët por duhet patur parasysh se në futboll çdo gjë mund të ndodhë dhe dy sezonet  e kaluara reflektuan një rënie të theksuar të rendimentit të përgjithshëm , fakt nga i cili përfituan fillimisht Interi dhe më pas Milani me fitimin e Scudettos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy