Liverpooli, gjen zëvëndësuesin e Alexander- Arnold

Liverpooli, gjen zëvëndësuesin e Alexander- Arnold

 Interesi i Real Madridit për Alexander- Arnold ka filluar ti shqetësojë drejtuesit e Liverpoolit.

‘’ Galaktikëve ‘’ është vështirë ti thuash jo dhe besohet se gjatë merkatos së verës anglezi do të bëjë gati valixhet dhe të largohet drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.

Jeremie Frimpong është bërë pjesë e planeve të trainerit Arne Slot, i cili po vijon me ritmin e duhur me ish fituesit e Champions Leagues.

Hollandezi prej pesë sezonesh, përfshirë aktualin po tregon se mbetet një ndër më cilësorët tek Bayer Leverkuseni, i cili spikat për shpejtësinë, inkursionet e shpeshta drejt portave kundërshtare edhe efektivitetin në prapavijë.

Mënyra se si luan konsiderohet ideale për një kampionat si Premier League, tek i cili spikasin kundrasulmet dhe natyrisht aspekti fizik.

Drejtuesit e ‘’ Aspirinave ‘’ e kanë bërë me dije se nëse oferta për 24 vjeçarin do të jetë mbi 40 milionë euro, mund t’ia hapin derën e largimit nga ‘ BayArena ‘, sipas ‘ Teamtalk ‘.

Numri një i stolit të ‘’ Të Kuqve ‘’ e mirëpret ishi-n e Celticut, gjithmonë nëse Alexander- Arnold do ti bashkohet të ashtuquajturve ‘’ Los Blancos ‘’.

4 gola në 40 sfida është kontributi i deritanishëm i nxënësit të Xabi Alonsos, një trainer që i ka ndryshuar totalisht gjermanët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy