
Fillimi i shkëlqyer i sezonit nga Douglas Luiz është pasuar me insistimin e drejtuesve të Arsenalit për ta transferuar në ‘’ Emirates ‘’.
Braziliani është një ndër më të spikaturit tek Aston Villa, ekip i cili po lufton për ndryshimin e historisë së Premier Leagues.
Sipas ‘ Football Insider ‘’, ‘’ Topchinjtë ‘’ do të tentojnë t’ia rrëmbejnë rivalëve direkt lojtarin nga Rio de Janeiro, i cili e ka bërë krenar trainerin Unay Emery gjatë sfidave.
Në njëfarë mënyre londinezët e kanë blinduar qëndrimin e Douglas Luiz në ‘’ Villa Park ‘’, me të cilët i skadon kontrata në qershorin e 2026-tës.
Pavarësisht rëndësisë tek kryeqytetasit, situata e tyre thekson se drejtuesit duhet të japin maksimumin për të siguruar qëndrimin e peshave të rënda, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar deri më tani, në të gjitha kompeticionet.
Eshtë sezoni i pestë për ishi-n e Gironas në kampionatin anglez, i cili ka patur një ecuri për tu marrë shembull, në një ndër pesë ligat më të spikatura të Europës.



