
Pas largimit të Carlos Corberan tek Valencia kanë nisur lëvizjet për një tjetër trainer.
Flitet se drejtimin e ‘’ Los Che ‘’ do ta marrë Javier Aguirre i cili e njeh shumë mirë La Ligan.
67 vjeçari me shumë gjasa do të qëndrojë një sezon në ‘’ Mestalla ‘’ dhe nëse rezultatet do të jenë ato të parashikuarat mund ta zgjasë eksperiencën.
Pas finalizimit të etapës me Meksikën ishi i Mallorcas mund të rikthehet përsëri në Spanjë.
Bardhezinjtë e kanë nisur jo mirë sezonin e ri, situatë e cila nuk ka ndryshuar në gjashtë javët e para në kampionat.
Një fitore, një barazim dhe katër humbje flasin qartazi se situata vijon kaotike tek të ashtuquajturit ‘’ Los Che ‘’ dhe presidenti Kiat Lim beson tek potenciali i numrit një të stolit.
Nëse do t’ia arrijë qëllimit do të jetë eksperienca e shtatë e Javier Aguirres në Primera Division pas Osasunës, Atletico Madridit, Zaragozës, Espanyolit, Leganes dhe Mallorcas.



