
Mesfushori Isco Alarcon mbetet një ndër lojtarët që me shumë mundësi ka për tu larguar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në këtë merkato verore . I rikthyeri Carlo Ancelotti nuk e ka përfshirë në planet e tij për sezonin aktual dhe prej disa kohësh për shërbimet e 29 vjeçarit po këmbngul fuqishëm Milani. Duke qenë se Seria A akoma nuk ka startuar , drejtuesit e kuqezinjve janë duke i përshpejtuar lëvizjet për ta mbyllur këtë akord sa më shpejt të jetë e mundur .
Ideja e italianëve është transferimi i ishi-t të Malagas në ‘’ San Siro ‘’ për tu vënë në dizpozicionin e Stefano Piolit për ndeshjen e parë të Milanit që do ta zhvillojë në transfertën e vështirë të Sampdorias.
Opsioni i largimit të mesfushorit të ‘’ La Furia Rojas ‘’ mbetet prioritet për Carlo Ancelottin me qëllimin e evitimit të humbjes së kohës në funksion të një sezoni në të cilin Milani do të kërkojë triumfin në çdo kompeticion pjesëmarrës dhe një komponent i tillë me siguri do ti vinte përshtat taktikave të Stefano Piolit .
29 ndeshjet e sezonit të kaluar nuk i kanë shërbyer mjaftueshëm Isco Alarcon për të bindur një ndër teknikët më të rëndësishëm në botën e futbollit dhe pas kësaj historie zhgënjyese Milani është një shans i artë për të rikuperuar versionin më të mirë në fushën e lojës.



