
Nevil Dede, ish-futbollist dhe aktualisht trajner, thotë se Kukësi është skuadra që do t'i hap problemeve ekipeve të cilat synojnë objektiva të ndryshëm, pasi nuk ka presion dhe mbi të gjitha ka cilësinë e duhur. Në emision Skaner në MCNTV Dede parashikon se kampionati do fitohet ndaj atyre skuadrave që në letër cilësohen si të dobta.
''Kukësi do i prish punë të gjithëve, sepse ka cilësinë, por mbi të gjitha do mundohen të ruajnë imazhin dhe emrin e klubit. Kampionatin do ta fitojë ajo skuadër që ia del ndaj skuadrave që renditen në mesin e tabelës dhe poshtë, pasi në ndeshjet direkte janë aty aty,”-u shpreh Dede.



