
Pavarësisht situatës delikate në aspektin ekonomik , Botërori i Katarit ka shërbyer për ti vënë syrin disa lojtarëve, të cilët mund ti shërbejnë Xavi Hernandezit në të ardhmen.
Azzedine Ounahi e ka ndihmuar Marokun në rrugën drejt kualifikimit për në gjysëmfinale dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ katalanasit tanimë kanë nisur ofensivën për mesfushorin e Angers.
Duhet kujtuar se pas eleminimit të Spanjës , ishte Luis Enrique i cili u shpreh me superlativa për 22 vjeçarin, lojtar të cilit mund ti ndryshojë karriera në merkaton e janarit.
Kalimi nga një skuadër modeste si Angers tek kuq e blutë mund të përkthehet në afrimin me titujt në të ardhmen dhe duke patur parasysh objektivat e Barcelonës, transferimi i elementëve cilësorë konsiderohet një domosdoshmëri për ‘’ Los Cules ‘’.



