Jovic , me pretendentë në Premier League

Jovic , me pretendentë në Premier League

Mungesa e aktivizimit po impulson largimin e Luka Jovic nga Real Madridi .

Kjo histori pritet të bëhet fakt gjatë merkatos së verës sepse serbi meriton një të ardhme ndryshe , shumë të vështirë për ta gjetur tek ‘’ Galaktikët ‘’. 

Megjithatë mosha e re dhe freskia fizike ia ka mbajtur hapur derën në Premier League .

Tre nga skuadrat e kryeqytetit si West Hami , Arsenali dhe Tottenham Hotspur do të përballen ndërmjet tyre me një qëllim të përbashkët për ti dhuruar të tjera emocione 24 vjeçarit dhe gjithashtu ti japin shansin madrilenëve të mbushin arkat .

E sigurta në këtë histori është se e ardhmja e Luka Jovic shumë shpejt do të zgjidhet sidomos duke marrë parasysh pretendentët por do të largohet me kokën ulur nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duke u konsideruar njëkohësisht një ndër transferimet më të dështuara në historinë e Real Madridit, një minus shumë i madh në karrierën e ishi-t të Benfikës .

Gjithsesi Premier League mbetet një destinacion i preferuar për shumë lojtarë sepse konsiderohet një ndër kampionatet më të bukur në botë dhe në rastin konkret serbi ka mbi tavolinë oferta që s’duhen lënë pa u analizuar me detaje sepse jo vetëm që mund t’ia  shpëtojnë karrierën por edhe mund t’i rezultojnë një ndihmë e madhe për tu rikthyer në atë golashënuesin vdjekjeprurës që bëri për vete ‘’ Los Blancos ‘’ në merkaton e 2019-tës .

Statistikat e arritura natyrisht janë shumë të vakëta , vetëm 3 gola dhe 4 asiste në 49 sfida dhe duhet pak e nga pak të përgatitet për një sfidë të re në karrierë.

Për sa i përket pretendentëve , si gjithmonë kjo do të jetë një sfidë me shumë të papritura dhe me rëndësi për Luka Jovic është aktivizimi dhe nga ana tjetër Real Madridi kërkon të reduktojë problemet ekonomike duke i shkëputur marrëdhëniet me këtë lojtar.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy