Pasi mesfushori i Danimarkës Christian Eriksen u shemb në tokë pa ndjenja në mes të lojës, ka reaguar UEFA.
Përmes një postimi në “Twitter”, UEFA konfirmon se Eriksen është dërguar në spital dhe se është i vetëdijshëm dhe në gjendje stabël.
Following the medical emergency involving Denmark's player Christian Eriksen, a crisis meeting has taken place with both teams and match officials and further information will be communicated at 19:45 CET.
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 12, 2021
The player has been transferred to the hospital and has been stabilised.
Eriksen ra pa ndjenja në tokë në minutën e 43-të të takimit me Finlandën, ndërsa pamjet nga momenti bënë xhiron e rrjetit duke shqetësuar fansat.

Ndërkohë për më shumë se 10 minuta ekipi mjekësor danez u pa duke i qëndruar në kokë Eriksenit teksa kryenin masazh kardiopolmonar.

Pas ngjarjes kanë reaguar futbollistë, klube dhe njerëz të sportit nga të gjithë bota në mbështetje të mesfushorit 29-vjeçar.



