
Yann Sommer pritet të transferohet te Interi në këtë merkato vere. Portieri belg, është i zgjedhuri i zikaltërve për të zëvendësuar Andre Onanën. Marrëveshja duket pranë dhe pritet të mbyllet në orët e ardhshme. Te Bayern Munich, kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se David De Gea, është në listën e drejtuesve gjermanë për portën. Spanjolli është pa kontratë dhe Bayern Munich mund ta transferojë falas.



