Plani B i Chelseat për merkaton

Plani B i Chelseat për merkaton

Vështirësia që nënkupton transferimi i Erling Haaland i detyron automatikisht pretendentët e shumtë të norvegjezit  për të vënë në zbatim planin B.

 Kjo situatë mbetet prezente edhe tek Chelsea  drejtuesit e të cilit janë koshientë  se do ta kenë shumë të komplikuar për ta transferuar në  ‘’ Stamford Bridge ‘’ për shkak të klauzolës se përcaktuar nga drejtuesit e  Borussia Dortmundit .

   Orët e fundit kanë rezultuar shumë të vrullshme tek londinezët sepse  ashtu siç është raportuar nga e përditshmja britanike ‘’ Daily Mail ‘’ Thomas Tuchel e ka përqëndruar  maksimalisht vëmëndjen tek sulmuesi potent Romelu Lukaku .

 Interesi i kryeqytetasve na kthen  paksa mbrapa në kohë , pikërisht në sezonet 2011-2012 dhe 2013-2014 sepse asokohe belgu aktivizohej në rradhët e ‘’ Bluve të Londrës ‘’, eksperiencë që i shërbeu mjaftueshëm për të hedhur hapa galopantë drejt suksesit .

Megjithatë kjo tentativë  e cila nuk ka nevojë për shumë fjalë  në rast se do të kishte një fund të lumtur  ashtu siç është deklaruar edhe nga  “ Transfermarkt “  do ti kushtonte manjatit rus dhe njëkohësisht kreut të presidencës Roman Abramovich plot 90 milionë euro.

Një shifër e tillë konsiderohet në përputhje të plotë me  rendimentin e Romelu Lukakut në fushë sepse ka mundur të shënojë 25 gola në 34 takime gjatë këtij sezoni të cilat i ka shoqëruar me  6 asiste për shokët e tij , fakt bombastik në rast se merret  parasysh se  kontrata me ziklatërit mbetet në fuqi deri në qershorin e 2024- tës . 

Përfshirja e mundshme në skemat e Thomas Tuchel do të gjeneronte një rivalitet shumë të ashpër në majën e sulmit të Chelseat sepse disponon një potencial të jashtëzakonshëm si në anën teknike ashtu edhe në atë fizike .   

Ky interes ia kalon automatikisht topin drejtuesve të 18 herë kampionëve të Serisë A sepse duhet të marrin parasysh përballimin e  pagës  së lartë të sulmuesit të mirënjohur ose në të kundërt gjithçka do të merrte një tjetër ritëm sepse do të shënonte rikthimin e Romelu Lukakut në Premier League .

Momentalisht Chelsea vazhdon të luftojë fuqimisht në kampionat  ku  pas 29 javësh të luajtura ruan me fanatizëm vendin e 4- tërt në tabelë  dhe gjithashtu do të masë forcat në çerkfinalet e Uefa Champions Leagues me Porton skuadër që  ka bërë një përmirësim të  dukshëm në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës  duke mundur në 1/8-tat Juventusin dhe parashikohet se me këtë ritëm do ti shkaktojë shumë probleme të besuarve të Thomas Tuchel për avancimin më tej .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy