
Janë luajtur pjesa më e madhe e ndeshjeve të vlefshme për javën e 23-të të Premier Ligës.
Skuadra e Livepool ka mposhtur me përmbysje 4-3 Crystal Palace, duke dërguar në +7 distancën me ndjekësit. Takimi nisi në malore për të besuarit e Jurgen Kloop, që pjesën e parë e mbyllen në disavantazh 1-0.
Townsend në minutën e 34-t kaloi në avantazh Palace, por me rikthimin në fushë, Liverpool përmbysi gjithçka. Fillimisht ishte Salah që vendosi baraspeshën, ndërkohë që Firmino dërgoi në avantazh vendasit.
Rrjeta e Tomkins dërgoi shifrat në 2-2, ndërsa aktivizimi i Shaqirit solli energji të freskëta në fushë, me Salah që shfrytëzoi cilësitë e kosovarit për të shënuar edhe golin e tretë dhe të dytin personal. Në minutën e 89-të Milner la të tijët me 10 futbollist, por kjo nuk e ndali goleadën e "The Reds" që shënoi edhe golin e katërt me anë të Mane. Ndërkohë Meyer vulosi rezultatin përfundimtar në 4-3.
Fitore arriti dhe Manchester United i Solskjaer, me norvegjezin që thellon rekordin e triumfeve në stolin e "djajve". United mposhti 2-1 Brighton, me golat e Rashford e Pogba, duke e dërguar në 7 numrin e fitoreve radhazi. Pas kësaj fitoreje, Manchester United gjendet i 5-i me 44 pikë, 3 më pak se Chelsea i vendit të katërt.
Në takimet tjera, Bouremouth mposhti 2-0 West Ham, Newcastle 3-0 Cardiff, Southampton 2-1 Everton dhe Watford-Burnley u mbyll në barazim 0-0.
Premier Ligë | Java e 23-të
Bornmuth 2–0 Uest Hem
Shënues: Uillson 53’, King 90+1′
Liverpul 4–3 Kristal Palas
Shënues: Salah 46’, 75’, Firmino 53’ , Mane 90+3′ / Tausend 34’, Tomkins 65’, Mejer 90+5
Mançester Junajtid 2–1 Brajton
Shënues: Pogba 27’(pen.), Rashford 42’ / Gros 72’
Njukasëll 3-0 Kardif Siti
Shënues: Shar 24’, 63’, Ajoze Perez 90+3′
Uatford 0-0 Bërnlej



