Shahu, Dervishi: Kemi shumë talente të reja, por mungon mbështetja nga shteti  

Shahu, Dervishi: Kemi shumë talente të reja, por mungon mbështetja nga shteti  

<p>Erald Dervishi, president i Federatës Shqiptare të Shahut, thotë se ky sport ka potencial të madh në Shqipëri, por nuk ka mbështetje nga shteti. Në studion e MCN Informacion, ai theksoi se ka interes të madh te brezi i ri, gjë që duhet të përdoret për ta çuar përpara këtë sport elitar.</p> <blockquote> <p><em>Në katër vitet e fundit kemi organizuar pesë evente shumë të mëdha ndërkombëtare. Çdo event ka një pjesëmarrje mbi 5 mijë veta. Mjafton të shohësh kampionatet e të rinjve. Janë rreth 200 fëmijë që luajnë aktualisht në Tiranë. Një pjesë janë shumë të talentuar. Një pjesë kanë kënaqësinë që u pëlqen shahu. Në atë moshë ka shumë rëndësi të marrësh pjesë. Është e provuar se shahu i ndihmon shumë fëmijët. </em></p> <p><em>Kemi mjeshtra që na përfaqësojnë në eventet ndërkombëtare. Kemi edhe një grup fëmijësh që janë shumë të talentuar. </em></p> <p><em>Shahu ka qenë gjithnjë sport elitar. Ka pasur gjithmonë një bazë të madhe të rinjsh që kanë dashur t’i afrohen. Kemi krijuar premisat që si sport të ngjitet në nivele shumë të larta. Baza është zgjeruar shumë. Mjafton të shkosh nëpër shkolla. Kemi një brez të ri që mendoj se do të arrijë shumë lart. Por fatkeqëisht ka mbështetje të pakët për sportin në tërësi dhe për shahun në veçanti. Nuk ka mbështetje nga shteti. Ka 30 vjet që ndodh kjo. Ligji për sportin është i mirëpritur. &nbsp;&nbsp;</em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/_4iymXSGllg?si=HwMUecFx0X9dvKYe" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy