Paris St Germain, nis ofensivën për Marcus Thuram

Paris St Germain, nis ofensivën për Marcus Thuram

Duke qenë se është një ndër më të rëndësishmit e Interit në sezonin aktual, për Marcus Thuram së fundmi është hedhur një ekip shumë cilësor në sulm.

Paris St Germain i Luis Enriques do të tentojë të përforcohet në metrat e fundit dhe niveli i 27 vjeçarit po vlerësohet nga numri një i stolit.

Në çdo merkato ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë një avantazh të lehtë në letër duke qenë se mbështeten fuqimisht nga një president si Nasser Al Khelaifi, i cili ka dhënë maksimumin gjatë këtyre periudhave.

Prezenca e ishi-t të Borussia Monchengladbahut thekson një rrezik serioz për çdo rival dhe pritet që shumë shpejt sheiku nga Katari t’ia bëjë me dije ofertën ekipit nga Milano.

Vetem dy sezone në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ i janë dashur Marcus Thuramit për të treguar potencialin me fituesit e Serisë A por gjithsesi nuk do të jetë e lehtë për arsye të rëndësisë në skemat e Simone Inzaghit, teknik që e ka ndryshuar krejtësisht këtë skuadër, një rival i sikletshëm në çdo kompeticion.

8 gola në 10 sfida e lartësojnë akoma me shumë figurën e Marcus Thuram, ndër sulmuesit më produktivë në qarkullim, për të cilin besohet se drejtuesit do të bëjnë çdo tentativë për ta mbajtur në skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy