
Vllaznia ka njoftuar ditën e sotme mbylljen e bashkëpunimit me dy futbollistë. Bëhet fjalë për sulmuesin Victor Da Silva dhe mbrojtësin Mevlan Adili.
Në fakt të dy këta futbollistë, nëpërmjet profileve të tyre në rrjetet sociale, kishin njoftuar largimin, por klubi shkodran vetëm ditën e sotme ka dalë me një njoftim.
Për sa i përket zëvendësuesve, Vllaznia për rolin e fantazistit deri tani ka afruar Kristijan Vulaj ndërsa në mbrojtje ka rikthyer Dajan Shehin.



